Arrestohet në Rinas 41-vjeçari, akuzohet në Itali si drejtues i një organizate kriminale

Nga A2 CNN
14 Qershor 2021, 12:34 | Kronikë
Arrestohet në Rinas 41-vjeçari, akuzohet në Itali si drejtues i

Policia ka vënë në pranga një 41-vjeçar në aeroportin e Rinasit, pasi akuzohet në Itali si përfshirje në një organizatë kriminale.

Në pranga është vënë shtetasi me iniciale B. Q. alias B. S., 41 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policisë, shtetasi i mësipërm akuzohet për organizatë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave me përdorimin e armëve të zjarrit. Në rolin e drejtuesit të organizatës kriminale ai siguronte automjetet dhe armët, me qëllim kryerjen e krimeve. Ky shtetas është akuzuar dhe për mbajtje të armëve në publik. 

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe Marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos