Prokuroria e Durrësit në bashkëpunim me Policinë ka mundur që brenda pak ditëve të zbardhin dhe arrestojnë autorët e dyshuar të vrasje së dy vëllezërve, Besmir dhe Viktor Haxhiaj, ngjarje kjo e ndodhur pranë “NISH Tullës” në datën 27 prill.
Sipas hetimeve të kryera, dy personat e arrestuar dyshohen si autorë edhe të një vrasje tjetër të dyfishtë, të ndodhur po në qytetin e Durrësit në 2 mars të këtij viti, ku në lagjen 14 të këtij qyteti mbeten të vrarë, Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka bërë me dije edhe motivet e këtyre ngjarjeve kriminale, duke thënë se bëhej fjalë për prishje të pazareve të drogës. Si prova materiale, Policia ka sekuestruar armët e krimit, mjetin tip Toyota që është përdorur për t’u larguar nga vendngjarja si dhe 12 telefona celularë. (A2 Televizion)