Kërkohej për organizatë kriminale në Itali, arrestohet në Peshkopi 35-vjeçari

Nga A2 CNN
1 Maj 2020, 10:08 | Kronikë
Kërkohej për organizatë kriminale në Itali, arrestohet

Ishte i kërkuar ndërkombëtarisht nga Interpoli për pjesëmarrje në organizatë kriminale si dhe për trafik droge, por fshihej në qytetin e Peshkopisë. Por sot forcat e rendit kanë arrestuar personin në kërkim, shtetasin 35-vjeçar me inicialet B.A., i cili fshihej në vendlindje.

Shqiptari kërkohej pas urdhër arrestit të Gjykatës së Trentos në Itali në shkurt të këtij viti, me akuza për të cilat rrezikon deri në 24 vjet heqje lirie.

Shtetasi pritet të ekstradohet drejt Italisë, ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos