
Një fitore të mundimshme ka arritur të marrë Liverpool përballë West Ham në ndeshjen e radhës të Premier League.
“The Reds” arritën të kthenin rezultatin e takimit në 2-1 në një ndeshje të komplikuar që në fund i dhuroi dhe vendin e dytë në klasifikim.
Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 10 të takimit. Për djemtë e Klopp barazoi Salah në fund të pjesës së parë.
Liverpool u hodh në sulm në pjesë të dytë, por duhet thënë që i mungon ai shkëlqimi i sezonit të kaluar ku nuk njohën pothuajse asnjë rival.
Goli i fitores erdhi në minutën e 87 të ndeshjes falë një topi që u dërgua në rrjetë nga i riu Jota. (A2 Televizion)