Barcelonë me dy fytyra, fiton në Torino dhe “ngec” ndaj Alaves

Nga A2 CNN
31 Tetor 2020, 22:56 | Futboll
Barcelonë me dy fytyra, fiton në Torino dhe “ngec” ndaj

Barcelona vijon të tregojë paqëndrueshmëri në fillim të këtij sezonin futbollistik kjo dhe për shkak të ndryshimeve radikale që pësoi ekipi në merkato duke u pasuar tashmë dhe nga largimi i presidentit.

Pas fitores spektakolare ndaj Juventusit mesjavën e kaluar në Champions League, Barca bën një tjetër hap fals në kampionat kësaj here ndaj Alaves.

Djemtë e Coeman nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në një ndeshje që konsiderohej e lehtë në pamje të parë për katalanasit.

Alaves kaloi i pari në avantazh falë një gabimi të portierit Neto. Djemtë e rinj të Barcës ende nuk po tregojnë besimin dhe më të mirën e tyre.

Barcelona hidhet në sulm, por vendasit mbrohen mirë. Në mesin e pjesës së dytë vjen dhe goli i barazimit me Griezman. Alaves mbetet me 10 lojtarë, por fati nuk është me Barcën në këtë ndeshje. Disa herë porta e vendasve shpëtoi për mrekulli, dhe kjo gjë i çoi të dyja ekipet në dhomat e zhveshjes me nga një pikë.

Pas javës së 6 të kampionatit Barcelona renditet në vendin e 12 me 8 pikë të grumbulluara, po aq sa Alaves, i cili qëndron një vend më poshtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos