
Atalanta po shko ne sigurt drejt një vendi në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi edhe në javën e 35 të Serie A, këtë të diel, ka arritur të marrë pikët e plota.
Skuadra e Gasperini-t arriti të triumfojë 2-5 në transfertë ndaj Parma-s, e cila sezonin e ardhshëm do të luajë në Serie B.
Në ndeshjet e tjera të kësaj të diele në Serie A, Genoa u mund 1-2 nga Sassuolo, Verona-Torino u mbyll në barazim 1-1, ndërsa Cagliari mori një fitore mbijetese në sfidën direkte ndaj Beneventus, të mbyllur 1-3.
Në mbrëmje, Juventusi do të ndeshet me Milanin, një sfidë që do të vendosë shumë për sigurimin e zonës Champions. (A2 Televizion)