Rikthim pas 9 vjetësh, Dinamo zyrtarisht në Kategorinë Superiore

Nga A2 CNN
9 Maj 2021, 16:52 | Futboll

Dinamo kthehet në kategorinë superiore pas nëntë vjetësh mungesë. Skuadra legjendare e kryeqytetit realizoi objektivin madhor, pas afro një dekade vuajtje, ku madje ka rrezikuar edhe rënien në nivelin e tretë të futbollit në vend.

Blutë siguruan matematikisht ngjitjen, pas fitores 2-0 në fushën e Vorës. Sfida u vendos nga dygolëshi i Mustafa Xhixhiua, me sulmuesin kamerunas që vendos firmën në suksesin e rëndësishëm për klubin.

18 herë kampionët e Shqipërisë janë të pakapshëm në Grupin A nga rivalët. Kur ka mbetur edhe një javë nga mbyllja e sezonit, Burreli është 6 pikë larg, ndërsa Korabi 7. Dinamo feston, e së bashku me ta edhe futbolli shqiptar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos