
Një autobus ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë në kryeqytet. Sipas Policisë aksidenti ka ndodhur tek stacioni i Trenit në Tiranë. Për pasojë janë dëmtuar lehtë dy pasagjerë, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)