Autori i sulmit në Zelandën e Re akuzohet për terrorizëm, shpërthejnë debatet

Nga A2 CNN
21 Maj 2019, 11:24 | Bota
Autori i sulmit në Zelandën e Re akuzohet për terrorizëm,

Autori i dyshuar i sulmeve në Christchurch ku u vranë 51 vetë, u akuzua për terrorizëm. Policia e Zelandës së Re njoftoi se ndaj Brendon Tarrant ishte ngritur akuza e “angazhimit në një akt terrorist”.

https://a2news.com/video/zelande-e-re-shfaqen-live-pamjet-e-sulmit-terrorist-kendonte-kenge-per-karaxhicin/

Ndaj tij rëndojnë edhe akuza për vrasje dhe tentative vrasje, pas sulmeve në 2 xhami në 15 mars. Shtetasi australian, I vetëquajtur supremacist I bardhë pritet të dalë në gjykatë në muajin qershor. Megjithatë në Zelandën e Re kanë shpërthyer debatet lidhur me trajtimin e rastit sipas ligjeve terroriste,  pasi kjo mund të zgjasë procesin gjyqësor dhe mund t’u ofrojë ekstremistëve një platformë për promovimin e pikëpamjeve të tyre.

Ky ishte sulmi më vdekjeprurës me armë zjarri në Zelandën e Re, dhe nxiti parlamentarët të votonin brenda pak javëve për ndalimin e armëve gjysmë automatike në vend. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/04/23/sulmi-ne-sri-lanka-hakmarrje-per-atentatet-ne-zelanden-e-re/
https://a2news.com/2019/03/21/sulmi-ne-zelanden-e-re-ndalohen-te-gjitha-armet-gjysme-automatike/
https://a2news.com/video/banda-e-motociklisteve-haka-per-nder-te-viktimave-te-sulmit-terrorist/

A2 CNN Livestream

Latest Videos