Të gjithë vizitorët në Kullën Eiffel u evakuuan pak pas mesditës së të hënës pasi një person ishte parë duke u ngjitur në kullë.
Një zëdhënës tha se kulla është mbyllur pak pas orës 16:00 dhe do të qëndrojë e mbyllur deri në një njoftim të dytë, për shkak se një person i paidentifikuar është ngjitur në kullë.
Policia po negocion me personin, i cili është në pozicion mjaft të rrezikshëm. Ndërkohë, në rrjetet sociale janë postuar fotografi të personin, i cili ka arritur të ngjitet në një lartësi të madhe, ndërsa shkaqet për të cilat ai ka vendosur të ngjitet në kullë janë të paqarta. (A2 Televizion)