
Irani i kundërpërgjigjet kërcënimit të fortë të presidentit amerikan, Donald Trump duke thënë se thirrjet e tij për gjenocid nuk do t’i japin fund vendit.
Ministri i Jashtëm, Javad Zarif, paralajmëroi kreun e Shtëpisë së Bardhë që të mos kërcënojë Iranin dhe e këshilloi atë të shikojë historinë.
“Iranianët kanë qëndruar të fortë për mijëra vjet, ndërsa agresorët janë zhdukur të gjithë. Provo respektin, funksionon!”, u shpreh Zarif. Ndër të tjera, ai tha se pas këtij kërcënimi qëndrojnë këshilltari i Trump për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe Princi i kurorës saudite, Mohamed bin Salman. (A2 Televizion)