
Katër motoristë nga Suhareka e Kosovës do të ngjiten për herë të parë drejt majës së malit të Çikës në Vlorë.
2045 metra mbi nivelin e detit dhe në një terren të ashpër, për ta ngjitja është një sfidë e fortë, por jo e para pasi kane kaluar nga majat e maleve në Kosovë apo veriun e Shqiperisë.
Duke i konsideruar si dallëndyshet e para të turizimit në Vlorë, Flamur Mamaj, prefekti i Vlorës u kërkoi që në mbërritje të vendosin flamurin e Kosovës dhe të Shqiperisë, dhuratë që ua bëri gjatë pritjes në zyrën e tij.
Veç detit dhe turizmit kulturor, qarku i Vlorës do promovojë edhe vlera të tjera për vizitorët në territorin e tij.
Për këtë, prefekti ndau punët e institucioneve përgjegjëse në task-forcën për sezonin turistik, por gjithçka nis nga një plan i cili deri tani ende nuk është.
Pastërtia dhe shërbimi ndaj turistëve në Vlorë, Himarë dhe Sarandë janë prioritete për të cilat do të raportohet çdo javë në takimet e task-forcës. (A2 Televizion)