"Basha është kthyer 3 herë nga rruga për në SHBA", Berisha: Nëse ka frikë burgun, të marrë statusin e të penduarit

Nga A2 CNN
26 Tetor 2022, 20:56 | Politikë
"Basha është kthyer 3 herë nga rruga për në

Sali Berisha i është rikthyer sërish çështjes së financimeve ruse për PD dhe ka i ka kërkuar Lulzim Bashës që të japë sqarime për të. Sipas tij, nëse ai ka frikë nga burgu është mirë që të marrë statusin e të penduarit.

Ish-kryeministri shtoi se është informuar se Basha është kthyer 3 herë nga rruga për në SHBA pikërish për çështjen ‘Muzin’, pasi kishte një dosje të hapur.

https://a2news.com/2022/10/26/financimet-ruse-ne-pd-berisha-se-kam-besuar-kurre-qe-basha-ka-marre-para-ruse-rama-e-dinte/

“Ato që unë kam deklaruar janë të njohura. Basha ka pasur një problem në SHBA, e sigurt, por që mund ta ketë zgjidhur. Ky është një problem tjetër. Di që jo një, por 3 herë është kthyer nga rruga për në SHBA pasi i kanë thënë që ke dosjen ‘Muzin’. Dhe pastaj është akuzuar zyrtarisht nga inteligjenca e SHBA dhe një zëdhënës i SHBA se PD ka marrë financime ruse. Basha duhet të sqarojë me çdo kusht problemin e financimit rus, ai është një kusht. Ka deklaruar se nuk është e vërtetë, por është e papranueshme nëse nuk thotë ku i ka marrë 625 mijë dollarë dhe si i ka kaluar në Skoci. Nëse ka frikë të futet në burg të kërkojë statusin e të penduarit dhe të flasë”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos