Basha falenderon ambasadorin Soreca për mbështetjen e BE për negociatat dhe për të luftuar Covid-19

Nga A2 CNN
31 Mars 2020, 18:28 | Politikë
Basha falenderon ambasadorin Soreca për mbështetjen e BE për

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar ambasadorin Soreca dhe Bashkimin Europian për shprehjen e vullnetit pozitiv për çeljen e negociatave pas plotësimit të 15 kushteve.

Sipas kryedemokratit, Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita do të bëjnë çfarë kanë në dorë të kontribuojnë për këtë proces jetik për Shqipërinë dhe shqiptarët

Lulzim Basha, gjithashtu shprehu mirënjohjen ndaj BE për ndihmën e dhënë në luftën kundër COVID 19.

“Kemi shumë nevojë për mbështetje me paisje mjekësore dhe ndihmë financiare për njerëzit dhe ekonominë për ta kaluar këtë krizë”, shkruan Lulzim Basha në Twitter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos