Dënimi i Tahirit, Andoni: Nuk mund të presim më tepër nga një reformë e arnuar

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2022, 21:54 | Politikë
Dënimi i Tahirit, Andoni: Nuk mund të presim më tepër nga

Analisti Ben Andoni, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, komentoi dënimin me 3 vite e 4 muaj burg të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Kjo Reformë në Drejtësi dhe njerëzit që i kanë shpëtuar vetting-ut, nuk mund të nxjerrin produkte më të mira se kaq. Shpresoja që të bënin diçka më shumë, por realiteti është ky. Nuk mund të presim shumë më tepër nga një reformë e arnuar gjatë gjithë historisë së saj”, tha Andoni.

https://a2news.com/2022/02/07/tahiri-ne-burg-gjokutaj-duhej-te-denohej-per-bashkepunetor-ne-trafikim-dhe-pjesemarres-ne-organizate-kriminale/

“E gjithë çështja e Tahirit ka marrë pa fund kohë, por personalisht mendoj që vendim më të mirë, në këtë stad, nuk mund të kishte. Vendimi ishte i pritshëm dhe vetë zoti Tahiri e dinte situatën e tij. Gjëja që më shqetëson është se pjesa më e madhe e politikanëve shqiptarë e përdorin SPAK-un, hyjnë e dalin nga aty sikur nuk ka asgjë”, shtoi Andoni.

Sipas analistit, “duhet të ketë hapa të mëtejshëm”, pasi “ky sistem drejtësie mund t’i shkojë deri në fund hetimeve për zyrtarë të tjerë”.

“SPAK-u ka punë pa fund dhe deri tani pothuajse nuk ka bërë asgjë”, theksoi Andoni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos