Basha: Sot, sërish shqiptarët po ikin masivisht nga keqqeverisja që na mban larg Europës

Nga A2 CNN
6 Mars 2021, 18:22 | Politikë
Basha: Sot, sërish shqiptarët po ikin masivisht nga keqqeverisja

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një statusi në Facebook, u shpreh se 30 vite pas eksodit biblik të shqiptarëve drejt Italisë, "sërish shqiptarët po ikin masivisht nga keqqeverisja që na mban larg Europës dhe nga pamundësia për të ndërtuar jetën në vendin e tyre".

"30 vite më parë eksodi biblik i shqiptarëve drejt Italisë, shembi njëherë e përgjithmonë murin ndarës mes Shqipërisë dhe Europës. 30 vite më pas, sërish shqiptarët po ikin masivisht nga keqqeverisja që na mban larg Europës dhe nga pamundësia për të ndërtuar jetën në vendin e tyre. Ne do ta shërojmë këtë plagë dhe, siç u mundësuam shqiptarëve të lëvizin pa viza, do t'i japim çdo familjeje shqiptare shpresë dhe mundësi për një jetë më të mirë, një Shqipëri si gjithë Europa", lexohet në postimin e Lulzim Bashës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos