Basha takon të rinjtë: Ka një qëllim djallëzor për dekurajimin tuaj

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2020, 15:43 | Politikë
Basha takon të rinjtë: Ka një qëllim djallëzor për

Në një takim që zhvilloi me finalistët e debatit kombëtar, organizuar nga Rrjeti i të Rinjve Europianë për Demokraci, Lulzim Basha foli për qëllime djallëzore që synojnë dekurajimin e rinisë shqiptare dhe largimin e saj nga vendi.

Duke zbehur entuziazmin rinor, synohet shfuqizimi i të rinjve, deklaroi kryedemokrati, ndërsa theksoi se nëse vjen në pushtet, ka një plan për fuqizimin e kësaj kategorie.

"Në planin tonë, mundësitë e Shqipërisë janë që çdo vit 10 mijë më të mirët të përfitojnë një stazh 1-vjeçar me një pagesë prej 300 mijë lekësh të vjetra në muaj, për të bërë urën nga bankat e shkollës te tregu i punës. Prioritet absolut në programin e Arsimit të lartë, është kthimi i arsimit të lartë në një platformë të lançimit të rinisë në tregun e punës. Sigurisht, për këtë duhet të ketë treg pune. Prandaj, prioriteti kryesor është ekonomia, është hapja e vendeve të punës. Nuk mund vetëm të flasim, duhet të veprojmë. Qeveria nuk vepron ndryshe përveçse me buxhet, me politika me vizion, me politika me vendimmarrje fiskale dhe financiare, sa i përket praktikës në tërësi. Në Europë, çelësi i suksesit të rinisë është që pothuajse gjysmat e fondeve i harxhon për praktikë dhe kjo është pjesë e Reformës së Arsimit, nuk është thjesht anulimi i ligjit të arsimit të lartë apo financimi i tarifave bachelor dhe master. Edhe kjo është plotësisht e mundur. Për të gjitha familjet me të ardhurat nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj mund të financohet 100%, subvencionohet 100% tarifa, pra që mos paguajë tarifë as për bachelor as për master", iu tha Basha të rinjve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos