Teliti: 670 mijë pensionistë në radhë dhe të dëshpëruar për shpërblimin qesharak të qeverisë

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2020, 12:22 | Politikë
Teliti: 670 mijë pensionistë në radhë dhe të

Drejtori i kabinetit në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, e konsideron qesharak shpërblimin e qeverisë për pensionistët. Sipas tij, pensionistët janë të detyruar të presin lëmoshën e qeverisë, pasi nuk janë trajtuar financiarisht dhe janë harruar nga qeveria.

“Rama, një histori 7-vjeçare dështimesh e premtimesh të rreme. Në radhë e të dëshpëruar, 670 mijë pensionistë shqiptarë të mbetur në mëshirë të një shpërblimi qesharak prej 50 mijë lekësh.

Të patrajtuar financiarisht dhe të harruar nga qeveria e klientelës, pensionistët janë të detyruar të presin lëmoshën e qeverisë. Shqipëria ofron ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj – më pak se çdo vend i botës”.

Në reagimin e tij, Teliti duke përmendur rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe rënien e fuqisë blerëse, thekson se kësaj situate duhet t’i vijë fundi.

“Rama u ka sjellë shqiptarëve vetëm rrënim ekonomik, rritje të kostos së jetesës, shtim të papunësisë dhe rrënim të sistemit shëndetësor. Kosto e jetesës po rritet çdo ditë. Këtë vit, çmimet e ushqimeve janë rritur me 4.7%, duke shkaktuar një humbje të fuqisë blerëse të pensionistëve prej rreth 100 mijë lekësh të vjetra. Pensionistët e shohin këtë shtrenjtim të jetesës kudo, në supermarkete, dyqane ushqimore, në farmaci. Kjo është e turpshme! Boll më me Ramën!”

Ai u bën thirrje qytetarëve për ndryshim dhe më 25 prill të hapet një kapitull i ri për qeverisjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos