Darkë me Bashën, Kim: Folëm mbi rolin e opozitës dhe për 25 Prillin, ku palët duhet të kenë kandidatë të “pastër”

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2020, 23:07 | Politikë
Darkë me Bashën, Kim: Folëm mbi rolin e opozitës dhe

Ambasadorja Yuri Kim pas darkës së sotme në kryeqytet me liderin e opozitës Lulzim Basha, ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh ku sqarohen temat e diskutimit mes të dyve.

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1340416074257461248

“Kemi diskutuar mbi rolin e domosdoshëm të opozitës në demokraci, për mendimin e opozitës mbi shumë çështje, si dhe mbi përgatitjet e 25 prillit. Të gjithë palët duhet të sigurojnë kandidatë të pastër. Shtetet e Bashkuara do bëjnë pjesën e tyre për të siguruar zgjedhje të lira dhe të drejta në Shqipëri”, ishte mesazhi në Twitter i ambasadores të SHBA. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/12/19/ambasadorja-kim-dhe-basha-darke-private-ne-kryeqytet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos