BE heq kufizimet për udhëtarët nga Shqipëria

Nga A2 CNN
16 Qershor 2021, 11:07 | Aktualitet
BE heq kufizimet për udhëtarët nga Shqipëria

Vendet anëtarë kanë arritur marrëveshjen për të hequr kufizimet e udhëtimit për 8 vende, duke përfshirë këtu Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Që një vend të sigurojë statusin e një vendi të sigurt, ai duhet të regjistrojë një maksimum prej 75 rastesh pozitive me koronavirus për 100 000 banorë, në 14 ditët e fundit.

Megjithatë, pandemia ka bërë që çdo vend anëtar i BE-së të vendosë vetë nëse do të lejojë apo jo udhëtimet nga vende të ndryshme.

Në muajin maj, Këshilli i BE-së hoqi zyrtarisht kufizimet në udhëtimet jothelbësore për shtetasit e vendeve të treta, të cilët janë vaksinuar me të gjitha dozat e kërkuara të vaksinës kundër koronavirusit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/02/udhetimet-ne-be-greqia-dhe-gjermania-te-parat-qe-prezantojne-certifikatat/
https://a2news.com/2021/05/31/rastet-me-covid-19-kane-rene-ndjeshem-por-greqia-nuk-ndryshon-vendimin-per-kapshticen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos