Shënohet incidenti i parë në zgjedhjet për kryetar të PD: Shkarkohet vëzhguesja e Agron Shehajt

Nga A2 CNN
13 Qershor 2021, 10:54 | Politikë
Shënohet incidenti i parë në zgjedhjet për kryetar të

Ndërkohë që procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të demokratëve për 4 vitet e ardhshme, një incident është regjistruar në njësinë 5 në kryeqytet, që i përket Komunës së Parisit. Gazetarja e A2 Arestina Skënderi raporton se komisioni zgjedhor i PD-së në këtë njësi ka shkarkuar vëzhguesen e Agron Shehajt për shkak të sjelljes brenda qendrës së votimit. Mësohet gjithashtu se ka pasur debat brenda ne qendër votimi.

Agron Shehaj është kandidati për kryetar i Partisë Demokratike përballë Lulzim Bashës, Fatbardh Kadillit dhe Edith Harxhit. Kujtojmë se ai është deputeti i dytë më i votuar në radhët e demokratëve në zgjedhjet e 25 prillit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos