Berisha prezantoi kandidatin për Durrësin, reagon PD: Çdo votë për shtëpinë e Ilirit, është votë për Ramën

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2022, 14:05 | Politikë
Berisha prezantoi kandidatin për Durrësin, reagon PD: Çdo

Partia Demokratike ka reaguar sot pas prezantimit të prezantimit të kandidatit të Komisionit të Rithemelimit për Bashkinë e Durrësit, Ardian Muka. Në një deklaratë për mediat PD shprehet se Berisha vazhdon të manipulojë demokratët, pasi kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë” përfaqësojnë Ilir Metën dhe nuk kanë asnjë lidhje me PD. Sipas PD çdo votë për ta shkon me për pazarin e radhës Meta-Rama.

“Sali Berisha vazhdon të manipulojë demokratët. Kandidatët e shtëpisë së Ilirit sot përfaqësojnë Ilir Metën dhe nuk kanë asnjë lidhje me PD. Disa njerëz nga Shtëpia e Ilirit e kanë të vështirë të heqin dorë nga e kaluara e tyre, por çdo votë për këtë shtëpi është votë për pazarin e radhës Meta-Rama. Shqiptarët e dinë shumë mirë që Parti Demokratike është një, dhe LSI një gjë tjetër. Sali Berisha dhe kandidatët e tij janë  tashmë pjesë e LSI-së dhe ndonëse duket që u vjen turp nga anëtarësimi në këtë parti, ata nuk i lidh më asgjë me PD, sado mashtrojnë duke përdorur emrin dhe simbolet e saj.

PD thekson se “Demokratët e dinë se si Ilir Meta ka përdorur pushtetin dhe votat e tyre për pazarin me Edi Ramën ne 2013. Sot po bën të njëjtën gjë. Prandaj kush zgjedh Metën dhe Berishën, mban Ramën!”

Sali Berisha sulmoi emrin e propozuar nga Lulzim Basha për këtë bashki, duke theksuar se ai pati frikë që të bëhej pjesë e primareve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos