Ilir Meta merr titullin "Njeriu i vitit"

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2022, 20:31 | Politikë

Ndonëse, Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë nëse Ilir Meta do të vijojë mandatin e tij deri në fund, presidenti është vlerësuar me titullin "Njeriu i vitit" në aktivitetin tradicional të organizuar nga familjet shkodrane.

Lajmin e ka ndarë vetë kreu i shtetit në rrjetet sociale, ku falënderon organizatorët për këtë vlerësim.

“Shumë i nderuar të vlerësohem sot në Shkodër me titullin "Njeriu i vitit" në aktivitetin tradicional të organizuar nga familjet shkodrane. Mirënjohje me përulësi! Faleminderit legjendave Ismet Hoxha dhe Selami Dani të Vllaznisë për simbolet e kuqebluve”, shkuan Ilir Meta. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos