Zgjedhje e 6 marsit, Hoxha: Të gjithë kandidatët e PD janë figura të pastra

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2022, 14:16 | Politikë
Zgjedhje e 6 marsit, Hoxha: Të gjithë kandidatët e PD janë

6 kandidatët që do të përfaqësojnë Partinë Demokratike zyrtare në zgjedhjet e 6 marsit nuk kanë asnjë problem me ligjin”, pohoi në një intervistë për A2 CNN, sekretari organizativ i PD, Flamur Hoxha.

“Të jeni të bindur që PD, propozimet për kandidatë kanë zgjedhur dhe normalisht që të gjithë kandidatët kanë kaluar në filtrin e pastrimit të figurës”.

Në këto zgjedhje të pjesshme vendore, demokratët do të kenë brenda llojit të tyre dy kandidatura, një nga PD zyrtare e një nga Komisioni i Rithemelimit, e kjo për Hoxhën është një situate jo e këndshme, por nënvizoi se nuk do ta pengojë PD-në në këtë garë.

Edhe pse shpreh bindjen se PD do të fitojë në 6 bashki, Flamur Hoxha thekson se në rast të një rezultati jo të kënaqshëm, përgjegjësinë duhet ta mbajnë të gjithë, jo vetëm kryetari.

Hoxha thekson nevojën që PD t’i nënshtrohet riorganizimit të strukturave dhe mbushjes së vakancave  të krijuara pas largimit të mbështetësve të Komisionit të Rithemelimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos