
Dënimin me 3 vjet e 4 muaj burg të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, sekretari e Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e cilëson një mbrojtje nga ana e Edi Ramës me shpresën të fitojë një amnisti për vete.
Sipas Bardhit, Tahiri është i pari në listën e atyre që do të përballen me drejtesinë për krimin dhe korrupsioni.
“Saimir Tahiri nuk është i fundit, ai është vetëm i pari në listën e gjatë të atyre që do të përballen me drejtësinë për krimin, korrupsionin e trafiqet që me Ramën në krye e shndërruan Shqipërinë në Kolumbinë e Europës dhe vendin më të korruptuar në Europë.
Edi Rama mbrojti Saimir Tahirin sepse është edhe vetë i kapur ‘kokë e këmbë’ nga krimi. Edi Rama nuk thotë dot asnjë fjalë sepse ai e di që të gjitha fijet e krimit dhe trafiqeve lidhen te ai.
Ai kishte të gjithë informacionin nga institucionet shqiptare dhe partnerët, por e mbrojti Saimir Tahirin dhe ministrat e tjerë të tij sepse ishte ai garanti i krimineleve të cilët i siguronin vota”, shkruan Bardhi. (A2 Televizion)