Kandidatët e “Rithemelimit” në koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, PD ankimon vendimin e Celibashit

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2022, 14:13 | Politikë
Kandidatët e “Rithemelimit” në koalicionin

Partia Demokratike ka ankimuar në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve, regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

PD thotë se regjistrimi duhet të anulohet për shkak se në koalicion, pëveç Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokristiane, është përfshirë edhe Komisioni i Rithemelimit të PD, që sipas PD zyrtare nuk është subjekt politik.

PD thotë gjithashtu se një tjetër shkak që duhet të sjellë rrëzimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror për të regjistruar koalicionin “Shtëpia e Lirisë” në zgjedhje është fakti se kandidatët e këtij koalicioni zhvillojnë takime me logon dhe emrin e Partisë Demokratike.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, regjistroi koalicionin e partive LSI dhe PDK nën logon “Shtëpia e lirisë” në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, por nuk futi në listën e anëtarëve të këtij koalicioni Komisionin e Rithemelimit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/04/celibashi-regjistron-koalicionin-shtepia-e-lirise-ne-zgjedhjet-e-6-marsit-por-nuk-njeh-komisionin-e-rithemelimit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos