Kryetari mbyll selinë e PD në Sarandë, votohet në rrugë për shkarkimin e Bashës

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2021, 09:32 | Politikë

Ndërsa në të gjithë qarqet e vendit vijon votimi për shkarkimin e kreut aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në degën e Partisë Demokratike të Sarandës demokratët po votojnë në rrugë për shkak se kreu i degës, Vesel Koçiu, ka mbyllur selinë e partisë.

Gazetarja e A2 CNN, Jerola Ziaj, ka sjellë pamje nga votimi që kryhet në rrugë, pranë selisë së PD-së.

Në mjedisin jashtë selisë së degës së PD-së në Sarandë, ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm, votimi i anëtarëve demokratë për referendumin në themel të të cilit është shkarkimi i Lulzim Bashës. Në këtë qendër, do të votojnë demokratë të Sarandës, Konispolit dhe Finiqit. Ndërkohë që demokratët e Delvinës, do të votojnë në kinoteatrin e qytetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos