
Në kohë të zakonshme, e premtja duhet ta gjente xhaminë plot me besimtarë.
Ndërkohë, vetëm pak orë para Pashkëve, dyert e Katedrales Katolike duhet të gëlonin nga njerëzit.
Besimtarët i janë bindur thirrjes së mjekëve e qeverisë, por edhe vendimeve të komuniteteve përkatëse, për ndërprerje të riteve në vendet e kultit. Në këto kushte, njerëzit e fesë kanë gjetur mundësi alternative për të qenë pranë bësimtarëve.
Ashtu si gjatë Kreshmëve, besimtarë katolikë nuk do të munden të jenë në kishë as në meshën e Pashkës.
Ndërsa basimtarët myslimanë në pak ditë presin Muajin e Shenjtë të Ramazanit.
Përveçse shpirtërisht, komunitetet fetare i janë gjendur pranë njerëzve në nevojë edhe në ndihma materiale. (A2 Televizion)