Bie dhjetëra metra dhe përmbyset, shpëton shoferi

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2021, 22:37 | Kronikë
Bie dhjetëra metra dhe përmbyset, shpëton shoferi

Një aksident ka ndodhur në rrugën e fshatit Bënçë, pjesë e  bashkisë Tepelenë. Një automjet tip “Benz” ka dal nga rruga dhe  ka rënë në 50 metra lartësi, duke u përmbysur.

Drejtuesi i mjetit është transportuar për në spitalin e Tepelenës për të marrë ndihmën mjekësore, është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila vijon hetimet për shkaqet e aksidentit, ku dyshohet se një ndër to është lagështira në rrugë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos