Punëtori ra nga lartësia dhe humbi jetën, policia arreston 3 persona

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2021, 12:57 | Kronikë
Punëtori ra nga lartësia dhe humbi jetën, policia arreston 3

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka arrestuar 3 persona në lidhje me një aksident në punë që ka ndodhur ditën e djeshme, kur një punëtor 36-vjeçar ra nga lartësia dhe humbi jetën.

Të arrestuarit janë drejtuesi teknik (G.G., 41 vjeç), përgjegjësi për sigurinë (M.N., 32 vjeç) si dhe nënkontraktori i firmës (M.D., 33 vjeç).

“Në firmën ku këta shtetas punojnë, ka rënë nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën, punëtori E. O., 36 vjeç”, lexohet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos