
Edhe pse paketa fiskale ka hyrë në fuqi nga 1 janari, qeveria ende nuk ka miratuar aktet nënligjore, duke krijuar konfuzion dhe shqetësime pafund biznesit. Alarmi u dha në studion e A2 Business të Aurora Sulçes nga Artur Papajani, ish Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, aktualisht ekspert pranë sipërmarrjes.
Papajani shpjegon sesi ndërhyrjet që qeveria i ka bërë ligjit për procedurat tatimore e rëndojnë klimën e të bërit biznes në Shqipëri. Sinkron Sipas ish Drejtorit të Tatimeve, ndërhyrja që është bërë në ligjin e TVSh-së synon pikërisht që qeveria të paguajë më pak për sipërmarrjen. Biznesi eksportues ka dhënë alarmin se prej 1 viti nuk rimbursohet për TVSH-në, që është e drejtë ligjore. (A2 Televizion)