Bien temperaturat, vendi përfshihet nga reshjet e shiut dhe era e fortë

Nga A2 CNN
30 Gusht 2023, 11:04 | Aktualitet
Bien temperaturat, vendi përfshihet nga reshjet e shiut dhe era e

Pas ditëve shumë të nxehta, kjo javë solli reshje shiu dhe temperatura të ulëta. Rrebeshet do të mbeten prezente në qarqet Shkodër, Lezhë dhe më të pakta në zonat qendrore, megjithatë nuk priten problematika të përmbytjeve.

Era do të jetë një parametër problematik në të gjithë vijën bregdetare shqiptare, deri mesditën e së enjtes kur parashikohet përmirësim i motit në vend dhe nga e premtja e në vijim parashikohen kthjellime dhe rritje të temperaturave mbi 32 gradë, duke rikthyer në territorin shqiptar, motin tipik të stinës së verës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/29/moti-i-keq-bashkia-lezhe-ben-paralajmerimin-e-radhes-mesnata-sjell-furtune-dhe-permbytje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos