Bino përjashton rastet me variantin Delta në Shqipëri, apel qytetarëve të vaksinohen

Nga A2 CNN
7 Korrik 2021, 12:21 | Aktualitet
Bino përjashton rastet me variantin Delta në Shqipëri, apel

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, ka përjashtuar hyrjen e variantit Delta në vendin tonë. E kontaktuar nga A2 CNN, ajo thotë që nuk ka raste dhe as të dyshuar të variantit indian të koronavirusit në Shqipëri, por nuk përjashton mundësinë e hyrjes së tij në vend.

“Nuk kemi raste të konfirmuar me variantin Delta dhe as të dyshuar. Aktualisht, jemi në pozitivitet të ulët, por kjo nuk përjashton mundësinë e hyrjes se varianteve të Covid”. 

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, pasi kohët e fundit, ka interes të ulët për të. Sipas saj, të gjitha vaksinat të mbrojnë nga rastet e rënda edhe të variantit Delta.

“Bëj thirrje për vaksinim pasi po vihet re një ulje e interesit për vaksinë. Të gjitha vaksinat të mbrojnë nga rastet e rënda edhe të variantit Delta”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/06/vaksinim-i-suksesshem-ne-europe-varianti-delta-rrit-infektimet-ne-shume-shtete/
https://a2news.com/2021/07/06/bie-interesi-per-vaksinen-ekspertet-shkak-situata-e-qete-por-delta-eshte-te-dera/

A2 CNN Livestream

Latest Videos