
Diell dhe temperatura të larta gjatë gjithë ditës. Vranësirat shfaqen kalimtare në zonat lindore nga mesdita deri në mbrëmje.
Temperaturat e ajrit do të rriten me 2-3°C në të dyja vlerat skajore të ditës duke variuar nga 17°C vlera më e ulët gjatë mëngjesit deri mbi 38°C, maksimumi në Berat.
Era do të fryjë e lehtë nga veriperëndimi gjatë gjithë ditës përjashtuar një interval kohor 3-orësh pas mesditës kur era forcohet përkohësisht në brigjet perëndimore duke krijuar dallgëzim 2 ballë. (A2 Televizion)