Gjykata Administrative lë në fuqi një nga gjobat e kryebashkiakut Veliaj

Nga A2 CNN
7 Korrik 2021, 11:35 | Aktualitet
Gjykata Administrative lë në fuqi një nga gjobat e kryebashkiakut

Gjykata Administrative ka lënë në fuqi një nga gjobat që ka marrë kryebashkiaku Erjon Veliaj gjatë periudhës zgjedhore. Bëhet fjalë për gjobën prej 35 mijë lekësh të reja për mosraportim pranë KQZ-së të aktiviteteve.

Vendimi i Gjykatës Administrative është i formës së prerë.

Kryetari i Bashkisë Tiranë mori dy sanksione administrative, e para prej 40 mijë lekësh për zhvillim të aktiviteteve publike të ndaluara, ndërsa 35 mijë lekë të tjera për mosraportim pranë KQZ-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos