Bllokimi më i madh ndaj kriptovalutave, Britania merr vendimin

Nga A2 CNN
28 Qershor 2021, 13:39 | Ekonomi
Bllokimi më i madh ndaj kriptovalutave, Britania merr vendimin

Rregullatori financiar i Britanisë së Madhe ndaloi operimet me platformën më të madhe të shkëmbimit të kriptovalutave, Binance.

Autoriteti për Veprimet Financiare e mori këtë vendim në bazë të vlerësimit se kompania nuk mund të kryejë “aktivitete të rregullta” në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjithashtu, autoritetet kanë lëshuar edhe një paralajmërim për konsumatorët rreth platformës Binance, duke u kërkuar të mos marrin për bazë premtimet për fitime të mëdha në investimet në kriptovaluta.

Lidhur me vendimin ka ardhur edhe një reagim i vetë kompanisë së themeluar në Kinë. Binance deklaron se vendimi i rregullatorit britanik nuk do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në shërbimet që ofron.

Gjithashtu, nuk do të pengojë britanikët që të tregtojnë kriptovaluta me këtë platformë, pasi nuk është me bazë në Britani.

Binance ofron një sërë shërbimesh duke nisur nga tregtimi i kriptovalutave, portofol digjital e deri të dhënia e huave për përdoruesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos