Haxhi: Garancia sovrane ndihmoi shtresën që nuk kishte nevojë. Sejdarasi: E treta dështoi pa nisur

Nga A2 CNN
23 Qershor 2021, 21:34 | Ekonomi
Haxhi: Garancia sovrane ndihmoi shtresën që nuk kishte nevojë.

Elton Haxhi, ish-zv.ministër i Financave, i ftuar në A2 Business, u shpreh se garancia sovrane nuk i ka shërbyer shtresave që me të vërtetë kishin nevojë për ndihmë në një situatë të vështirë pandemie.

“Ndihmuan atë shtresë që nuk ishte vërtetë në nevojë, e cila ishte deri diku e shëndetshme dhe i dha një dorë, ata që ishin në nevojë, që nuk janë të financueshëm nga banka, ngelën pa ndihmë”.

Ndërkohë, për Bardh Sejdarasin, ekspert për ekonominë, dy garancitë e para ndihmuan, ndërsa e treta ka dështuar ende pa nisur, sipas tij. “Mënyra se si është kërkuar dhe sektorët që u është faturuar, nuk ka shanse që ta përfitojnë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos