Ndryshimet në buxhet, Denaj: Nevojë për stimul të mëtejshëm në ekonomi

Nga A2 CNN
25 Qershor 2021, 16:12 | Ekonomi
Ndryshimet në buxhet, Denaj: Nevojë për stimul të

E thirrur në Komisionin e Ligjeve, ministrja e Financave, Anila Denaj, zbuloi arsyet që detyruan qeverinë të ndryshonte në mënyrë urgjente buxhetin dhe rregullat fiskale.

Sipas saj, nevojitet një stimul i mëtejshëm në ekonomi dhe përfundimi i projekteve aktuale në infrastrukturë.

“Qeveria shqiptare është e detyruar të bëjë një sërë ndryshimesh në parashikimet buxhetore dhe makroekonomike, duke krijuar hapësirën e nevojshme fiskale për mbështetjen ndaj qytetarëve dhe bizneseve, por edhe për të vijuar edhe me mbështetjen me masat, sidomos në sistemin shëndetësor. Nëse është i nevojshëm një stimulim i mëtejshëm fiskal edhe për këtë vit që shpenzimet buxhetore të kenë mundësi të jenë një garanci për nivele më të larta të rritjes ekonomike”, u shpreh Denaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos