“Bllokohet” Dajçi, rëndohet situata e përmbytjeve në Shkodër

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2021, 12:23 | Aktualitet
“Bllokohet” Dajçi, rëndohet situata e përmbytjeve

Nëse deri dje Dajçi kishte hektarë të tërë nën ujë, mëngjesin e kësaj të enjteje kjo zonë është bllokuar totalisht.

Rruga që të çon në Dajç ka prezencë uji duke vështirësuar deri në pamundësi kalimin e mjeteve të vogla. Banorët e zonës janë detyruar të largojnë bagëtitë drejt zonave më të sigurta nga përmbytja.

Ndërkohë, situata në të gjithë Bashkinë e Shkodrës paraqitet mjaft e rënduar me mijëra hektarë tokë bujqësore nën ujë, ndërsa si Liqeni i Shkodrës ashtu dhe Lumi Drin kanë kaluar me dhjetëra centimetra nivelet e tyre maksimale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos