Vijon të jetë problematike situata për banorët e Panariti në zonën e Korçës, të cilët prej 30 ditësh janë të izoluar për shkak të borës që ka bllokuar aksin kryesor të fshatit.
Më 23 janar, grupi i xhirimit të A2 shkoi në këtë fshat duke ecur mbi katër orë në këmbë, për të sjellë shqetësimin e këtyre banorëve. Por, tashmë kur kanë kaluar 30 ditë nga bllokimi, autoritetet lokale vazhdojnë të qëndrojnë indiferentë ndaj kësaj situate.
Ndërkohë, pak ditë më parë, banorët e Panaritit kanë tentuar të hapin vetë rrugën me mjetet personale, por ky ishte një mision i pamundur për shkak të trashësisë së madhe të borës. (A2 Televizion)