Bora mbulon Llogaranë, vështirësi në qarkullim

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2021, 10:01 | Aktualitet

Dëbora e rënë gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm ka mbuluar edhe Llogaranë. Kjo ka bërë që ky aks rrugor të kalohet me vështirësi nga automjetet.

Ndërkohë, reshjet e vazhdueshme të shiut kanë sjell probleme në disa zona në qytetin e Vlorës, por edhe në fshatra.

Në fshatin Panaja, shumë sipërfaqe toke janë mbuluar nga uji. Sipas banorëve, shkak është bërë bllokimi i kanaleve shkarkuese. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/02/11/nje-muaj-ne-izolim-fshati-i-rrethuar-nga-debora/
https://a2news.com/2021/02/11/moti-i-keq-ne-vlore-permbytet-nenkalimi-i-panajase/

A2 CNN Livestream

Latest Videos