
Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë përfshirë qarkun e Elbasanit, gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të sotëm.
Nga shirat e rënë ka pasur rënie inertesh dhe aluvionesh në disa prej akseve rrugore, të cilat janë pastruar nga firmat kontraktuese.
Po ashtu, disa fshatra të njësive administrative në Kodovjat të Bashkisë së Gramshit, Shalës të Bashkisë Cërrik dhe Përparim të Bashkisë Peqin, kanë mbetur pa energji elektrike. Punonjësit e OSHEE-së po punojnë për riparimin e defekteve. (A2 Televizion)