
Liga Profesioniste e Futbollit u ballafaqua për herë të parë me negociatorët e qeverisë për çështjen e “Ligjit të Sportit”.
Mbledhjes, e cila vijon edhe në këto momente në ambientet e stadiumit të ri kombëtar, iu bashkua deputeti Fidel Ylli, por edhe një tjetër i deleguar i kryeministrit Rama.
Burime për A2, bëjnë me dije se palët kanë hedhur bazat për një akord paraprak që mund të sjellë zgjidhjen e ngërçit. Presidentët e klubeve të futbollit këmbëngulin në plotësimin e 4 kërkesave të hartuara nga liga në mënyrë që të nisin aktivitetin në Kategorinë Superiore. (A2 Televizion)