
Një javë pasi firmosi me italianët e Lazio-s, Vedat Muriqi ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmi vjen nga Turqia, atje ku sulmuesi i Kosovës u kthye për të përfunduar procedurat e largimit.
Ish-sulmuesi i Fenerbahçe është asimptomatik dhe për momentin ndodhet i izoluar. Muriqi duhet të qëndrojë i tillë të paktën edhe një jave tjetër.
Kjo do të thotë që debutimi i futbollistit kosovar me Lazion mund të vijë jo më parë se mesi i muajit tetor, duke marrë parasysh edhe pauzën e kampionatit për ndeshjet e kombëtareve. (A2 Televizion)