
Juventusi fiton ndeshjen e saj të parë në sezonin e ri të Serie A, duke mposhtur 3-0 Sampdoriën në Torino.
Ndaj një Samp aspak të keqe, me mungesa të shumta dhe në pritje përforcimesh si Keita Balde, kampionët e Italisë kalojnë në avantazh falë një magjie të suedezit Kulusevski, i cili godet me një saktësi prej lojtari bilardoje në minutën 13.
Ndeshja thjeshtësohet për torinezët e drejtuar për herë të parë nga Andra Pirlo, një nga mitet e Juventusit në eksperiencën e tij të parë në stol, dhe njëkohësisht më të rëndësishmen e mundshme në Serie A.
Juventusi nuk arrin të dyfishojë, edhe pse godet traversë me Cristiano Ronaldo, por manovrat duken shumë herë më fluide se në sezonin e kaluar, ku gjeometria e lojës dukej sikur çalonte.
Në pjesën e dytë, gjithsesi, Samp bëhet më e rrezikshme, me raste nga Quagliarella dhe shokë, por Bonucci në të 78-n e mbyll fatin e ndeshjes, që sheh edhe golin e “pashmangshëm” të Cristiano Ronaldos në minutën 88. (A2 Televizion)