La Liga, kampionët e nisin me barazim sezonin e ri

Nga A2 CNN
20 Shtator 2020, 23:00 | Futboll
La Liga, kampionët e nisin me barazim sezonin e ri

Real Madrid nuk mundi të shkojë më shumë se një barazim pa gola përballë Real Sociedad.  Në ndeshjen e parë në La Liga, Galaktikët e Zinedine Zidane vuajtën për t’u zhbllokuar përpara portës.

Vështirësia ishte e dukshme dhe madje as talentet e shumtë që tekniku futi në fushë në pjesën e dytë nuk mundën të shpëtojnë "Los Blancos".

Granada është ajo që kryeson për momentin La Liga-n, skuadra e cila vetëm pak ditë me parë mundi Teutën 4-0 në Durrës, për ta eliminuar nga Europa League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos