Klubi i Romës thërret ushtrinë, zbulohen 20 bomba në Trigoria

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2020, 16:32 | Futboll
Klubi i Romës thërret ushtrinë, zbulohen 20 bomba në

Klubi i futbollit të Romës njofton se ushtria mbërriti në fushat e saj stërvitore, pas gjetjes së disa bombave të pashpërthyera nga koha e Luftës së Dytë Botërore.

“Një falenderim për ushtrinë italiane dhe skuadrën e saj xheniere për heqjen në mënyrë të suksesshme të disa objekteve shpërthyese nga Lufta e Dytë Botërore, në qendrën stërvitore të Trigorias”, shkruhet në llogarinë e klubit kryeqytetas në Tëitter.

Gjithashtu ata postuan dhe një foto të ushtarakëve me bombat e hequra.

Sipas gazetës “Il Messaggero”, rreth 20 bomba u gjetën në Trigoria gjatë punimeve për hapjen e fushave të reja stërvitore për futbollistët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos