
Bayern Munchen është rikthyer te fitorja në Bundesligë pas barazimit të javës së kaluar në shtëpi me rezultatin 1-1 ndaj Werder.
Bavarezët kanë fituar me rezultatin 1-3 në transfertë në një ndeshje ku përball kishin modestët e Stuttgart.
Vendasit kaluan të parët në avantazh, por Bayern nuk mund të dështonte dy ndeshje radhazi në kampionat, duke e kthyer rezultatin që në pjesë të parë.
Në pjesën e dytë Sttutgard pati disa raste për të barazuar rezultatin, por u tregua i pasaktë përpara portës. Në minutën e 87 Costa shënoi dhe golin e tretë për bavarezët duke vulosur rezultatin.
Dortmund vijon të tregojë paqëndrueshmëri si ekip. Pas fitores në Champions, djemtë e Favre bëjnë një hap fals në kampionat përball Koln. Dortmund humbi me rezultatin 1-2 duke humbur një shans për të qenë në krye të tabelës, pas Bayern. (A2 Televizion)