Dëmtim i rëndë për sulmuesin shqiptar të Juventusit

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2020, 22:41 | Futboll
Dëmtim i rëndë për sulmuesin shqiptar të Juventusit

Giacomo Vrioni po rritej dita ditës në radhët e skuadrës së dytë të Juventusit, duke marrë ftesë në disa ndeshje edhe nga skuadra e parë, por fati i keq ka qenë me sulmuesin shqiptar.

Bardhezinjtë kanë njoftuar se 22-vjeçari ka pësuar një frakturë të fibulës në këmbën e djathtë. Gjithashtu, bëhet e ditur se të shtunën, futbollisti do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Deri vitin e kaluar, Vrioni ishti aktivizuar rregullisht me Shpresat e Shqipërisë, ndërsa u ftua nga trajneri Reja në ndeshjet e muajit nëntor edhe nga Kombëtarja kuqezi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos