
Bayern Munchen mposhti Bayer Leverkusen me rezultatin 2-0 dhe tashmë e sheh titullin kampion shumë pranë.
Golat u shënuan nga Choupo-Moting dhe Kimmich, në minutat 7 dhe 14.
Kur duhen edhe 4 ndeshje nga fundi, bavarezët e shohin veten 10 pikë përpara Leipzig, që sot humbi ndaj Koln, me rezultatin 2-1.
Ndërkohë, Bundesliga dha verdiktin e saj të parë: Schalke 04, me humbjen ndaj Bielefeld (1-0) ra nga kategoria. Diçka e tillë kishte ndodhur vetëm 3 herë më parë: 1981, 1983 dhe 1988.
Rënia e Schalkes në kategorinë e dytë u festua me fishekzjarrë nga tifozët e Borussia Dortmund. (A2 Televizion)